Komuna e Mitrovicës subvencionon edhe 114 qytetarë për shpenzimet me barna dhe trajtime mjekësore

24 gusht 2023 | 11:23

Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës ka realizuar mbështetjen financiare për shpenzime me barna dhe trajtime mjekësore për të gjithë qytetarët që kanë aplikuar gjatë muajit maj.

Gjithsej janë subvencionuar 114 qytetarë, duke pasur prioritet të sëmuret me sëmundje kanceroze ku shuma totale ka arritur në vlerë prej 16,000.00 euro.

Kjo është faza e katërt e subvencionimit pasi që në fazën e parë, të dytë dhe të tretë janë subvencionuar të gjithë qytetarët që kanë aplikuar gjatë muajve janar, shkurt, mars dhe prill 2023.

Deri tash gjatë vitit 2023 Komuna e Mitrovicës ka subvencionuar gjithsej 949 qytetarë në shumën 122,750.00 euro.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, ka deklaruar se subvencionimi i qytetarëve do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim ku prioritet janë qytetarët me sëmundje kronike dhe me sëmundje kanceroze e të cilët ndodhen në kushte jo të mira ekonomike.

“Drejtoria për Shëndetësi mbetet e përkushtuar në punën dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë ai.

Këto mjete janë siguruar nga buxheti i Komunës së Mitrovicës, konkretisht nga të hyrat vetjake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Komunat e Kosovës po hyjnë në vitin e dytë që…