![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/mitrovice-1.jpg)
Komuna e Mitrovicës të dielën organizon aktivitetin “Dita e Mërgimtarëve”
06 gusht 2021
| 15:22
Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, të dielën me 8 gusht, duke filluar nga orën 13:00 do të mbahet aktiviteti “Dita e Mërgimtarëve”, në Shalë të Bajgorës.
“Në këtë aktivitet i cili tashmë është bërë tradicional, do të gërshetohen aktivitete të shumta kulturore, artistike si dhe për të pranishmit do të shfaqet një koncert i pasur artistik”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.