Komuna e Mitrovicës themelon Këshillin Publik-Privat
Drejtorët komunal, Elvis Feka dhe Artan Berisha, së bashku me përfaqësues të USAID-it mbajtën një takim të përbashkët ku edhe u themelua Këshilli Publik-Privat, një mekanizëm këshillëdhënës që shërben si urë lidhëse mes sektorit privat dhe Komunës.
Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Mitrovicë, Elvis Feka, ka thënë se komunikimi i vazhdueshëm është kyç për zhvillimin e biznesit dhe komunës. “Në bashkëpunim me sektorin privat, ne synojmë t’i adresojmë sfidat dhe çështjet e ndërlidhura me menaxhimin, dhënien e këmbimin e pronës komunale, partneritetin publiko-privat dhe mbështetjen e bizneseve me pronare gra”, ka deklaruar ai.
Këshilli do të lehtësojë dialogun dhe konsultimin për rregulloret komunale të cilat ndikojnë në të bërit biznes, buxhetin komunal, planin e prokurimit, dokumente strategjike komunale dhe dokumente e çështje të tjera që propozohen nga komuna ose sektori privat.