Komuna e Mitrovicës vazhdon aksionin për lirimin e ambienteve publike
04 maj 2023
| 16:26
Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ekzekutuar vendimin e menaxhmentit të NPL “Stacioni i Autobusëve” për lirimin e ambienteve publike tek kjo ndërmarrje.
Nga inspektorët komunalë është bërë e ditur se individët dhe bizneset të cilët kanë ngritur aktivitetin e tyre ekonomike duke zënë dhe dëmtuar hapësirat publike duhet të bëjnë lirimin e tyre në të kundërtën do të gjobiten jo vetëm për dëmin, por do të kenë detyrim dhe kthimin e këtyre ambienteve në gjendjen e mëparshme.
Aksioni i lirimit të hapësirave dhe ambienteve publike do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.