Komuna e Mitrovicës vazhdon dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit komunal

23 korrik 2020 | 18:24

Drejtoria për Financa dhe Zhvillim Ekonomik ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike buxhetore, ku ditën e djeshme janë zhvilluar dy takimet e parapara në bazë të orarit të caktuar për planifikimin e buxhetit për vitet 2021-2023 me përfaqësuesit e fshatrave në Bare dhe në Tunel të Parë. Në këto takime ishin të pranishëm drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, zyrtari kryesor financiar Adem Fazliu dhe përfaqësues të këtyre fshatrave.

Fillimisht drejtori Gashi dhe Sadiku i kanë falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në dëgjimet buxhetore dhe kanë shprehur zotimin se të gjitha kërkesat e qytetarëve do të shqyrtohen me kujdes në mënyrë që të futen në zbatim sipas prioriteteve dhe mundësive buxhetore.

Zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu, ka bërë një prezantim të planifikimit të buxhetit, ku ka theksuar se për vitin 2021 buxheti i Komunës së Mitrovicës planifikohet të jetë 21 193 585 euro, e granti i përgjithshëm do të jetë 7 241 010 eurosh, granti specifik për arsim 8 776 311 euro, granti specifik për shëndetësi 2 506 903 euro si dhe financimi për teatrin 169 386 euro.

Të pranishmit kanë pasur mundësinë e plotësimit dhe ndryshimit të kërkesave fillestare dhe të gjithë banorët e pranishëm të fshatrave kanë mbrojtur interesat e vendbanimeve, ku ata jetojnë dhe kanë dhënë sugjerimet e tyre për nevojat emergjente që duhet të planifikohen për vitin e ardhshëm në listën e projekteve kapitale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani” është objekti më i rëndësishëm…