Komuna e Mitrovicës vazhdon mbështetjen për fermerët
Në kuadër të realizimit të projekteve dhe planeve zhvillimore në sektorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Komuna e Mitrovicës ka realizuar projektin “Subvencionimi i fermerëve me koshere bletësh dhe pajisje, Bimë mjekësore aromatike dhe dredhëz” në bashkëpunim me Organizatën Caritas-i Zviceran.
Në kuadër të këtij projekti kanë përfituar gjithsej 19 fermerë, dhe të cilëve u janë dhuruar paketë me pajisje për bletë dhe dy fermerëve tjerë pajisje për bimë mjekësore aromatike dhe dredhëz.
Vera e përgjithshme e këtij projekti është 44 000 euro, me ç’rast Komuna e Mitrovicës ka participuar 35 për qind, fermeri 15 për qind dhe Caritas-i Zviceran 50 për qind.
Me këtë rast nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka uruar fermerët përfitues të këtij projekti, duke thënë se kjo ndihmesë është një shtysë për ta që të vazhdonjnë të merren me prodhimin e mjaltës.
Po ashtu, nënkryetari Mujka ka theksuar se investimet në sektorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë një ndër prioritetet e zhvillimit ekonomik të Komunës së Mitrovicës.
“Komuna vazhdimisht do të mbështesë dhe do të rrisë investimet në sektorin e bujqësisë, duke i mbështetur fermerët përmes subvencioneve dhe grandeve”, ka thënë Mujka.
/Epoka e re/