Komuna e Mitrovicës vazhdon me shqiptimin e gjobave për ndotësit e ambientit
Inspektorët komunalë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po vazhdojnë me zhvillimin e aksioneve të përbashkëta në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve.
Kështu në zbatim të Udhëzuesit Administrativ /2018 për ndëshkimet me gjoba mandatore për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e njeriut nga mbeturinat, Drejtoria e Inspekcionit ka shqiptuar gjoba për qytetarët që ndotin ambientin.
Kështu, inspektorët e sektorit të shërbimeve komunale kanë dënuar një qytetar të Mitrovicës me gjobë në vlerë prej 100 euro, si pajojë e ndotjes së ambientit dhe hedhjes së mbeturinave në sipërfaqe publike.
Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Valon Brahimi, ka bërë me dije se përmes këtyre aksioneve synohet parandalimi i hedhjes se mbeturinave jashtë vendeve të caktuara si dhe vetëdijesimi i qytetarëve në ruajtje të mjedisit.