Komuna e Mitrovicës vazhdon të ofron mbështetje për komunitet pakicë
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur të mërkurën në një takim pune drejtorin e Qendrës së Dokumentimit për Romë dhe Ashkali, Bekim Syla, dhe koordinatorin e kësaj Qendre, Dritan Shaipi.
Qëllimi i këtij takimi ishte që të realizohet projekti “Programi global për hapësira publike” nga Qendra e Dokumentimit për Romë dhe Ashkali (RAD Center) në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës.
Në këtë takim është diskutuar për problemet dhe nevojat e romëve dhe të komunitetit në përgjithësi si dhe mundësitë për t’i kapërcyer ato.
Një nga problemet më të mëdha me të cilat ky komunitet ballafaqohen janë papunësia, kanalizimi dhe ndriçimi i rrugëve.
Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka theksuar se komuna po përpiqet të jetë e hapur për qytetarët dhe në këtë drejtim ta afrojë institucionin sa më afër me komunitetet.
Nënkryetari Mujka, gjithashtu ka parashtruar edhe disa nevoja të këtyre komuniteteve të cilat mund të realizohen përmes këtij projekti.
Në vazhdën e bisedës ai ka përmendur krijimin e disa këndeve lojërash për fëmijë të cilat janë shumë të nevojshme tek Liqeni Artificial si dhe rregullimin e gypave të kanalizimit.
Po ashtu nënkryetari Mujka ka thënë se duke u bazuar në komunikimet e deritanishëm që kanë pasur me përfaqësuesit e komunitetit romë dhe përcaktimin e problemeve, Komuna e Mitrovicës ka ndihmuar në realizimin e projekteve për ndërtimin e shtëpive sociale, asfaltimin e rrugëve, funksionimin e ambulantes si dhe në largimin e mbeturinave.
/Epoka e re/