Komuna e Obiliqit hap konkursin për ndarjen e bursave për studentë për vitin 2024-2025

23 tetor 2024 | 09:04

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se ka hapur konkurs për ndarjen e bursave të studentëve në universitetet publike, për nivelet e studimeve themelore-bachelor, master  dhe doktoraturës  për vitin akademik 2024-2025.

Në njoftimin e bërë nga komuna e Obiliqit thuhet se fletëkërkesat e aplikimit mund t’i merrni në zyrën pritëse në objektin e Komunës, dhe të njëjtën mund ta gjeni në ueb-faqen e komunës, duke klikuar këtu.

Po ashtu, aplikimi në këtë konkurs mund të bëhet edhe online 💻 në platformën e aplikimeve online, pa pasur nevojë të vizitoni zyrat tona ose të prisni në radhë. Ky proces online është shumë i thjeshtë:

– Hyni në platformën tonë të re në 🌐 www.obiliqionline.net
– Krijoni një llogari të re 📝 ose kyçuni nëse keni një llogari ekzistuese .
– Zgjidhni shërbimin që dëshironi të aplikoni për nga lista e disponueshme 📋.
– Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm 📑 (dokumentet duhet të jenë në PDF 📎).
-Merrni konfirmimin  dhe ndiqni statusin e aplikimit tuaj nga llogaria juaj në platformë.

Komuna e Obiliqit inkurajon të gjithë studentët e komunës së Obiliqit të aplikojnë në shpalljen për bursa për vitin 2024-2025.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sllovakia, një nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk…