Komuna e Obiliqit dhe Beetroot Academy do realizojë trajnimin e njëqind (100) të rinjëve të Obiliqit në fushën e IT-së
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi, me znj. Merita Çeku, përfaqësuese nga Beetroot Academy, në realizimin e projektit “Zhvillimi i të rinjëve të Obiliqit në fushën e IT-së”.
Përmes këtij memorandumi të bashkëpunimit, Beetroot Academy do realizojë edukimin dhe trajnimin e njëqind (100) të rinjëve në programet e fushës së IT-së, si mjet për përgaditjen e tyre në tregun e punës dhe zhvillimin e karrierës, ndërsa komuna e Obiliqit do të sigurojë bursa për rekrutimin e njëqind (100) të rinjë në aftësimin në fushën e IT-së, vlera e këtij programi të trajnimit është 45,000€.
Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, kryetari Gashi ka shprehur se: “Realizimi i këtij memorandumi dhe projekteve të tjera, është prioritet i imi karshi të rinjëve e të rejave të Obiliqit, në përkrahjen dhe aftësimin e tyre në fusha profesionale. Falënderoj znj.Çeku dhe Beetroot Academy për bashkëpunimin!”, njofton zyra për informim e komunës së Obiliqit.