Komuna e Obiliqit nis shpërndarjen e 1 200 pakove për familjet në nevojë
Në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar me COVID-19, Komuna e Obiliqit ka filluar me shpërndarjen e 1 200 pakove ushqimore dhe higjienike nga fondi emergjent i kësaj komune, të dedikuara për familjet në nevojë.
Këto pako janë dërguar në shtëpitë familjeve në nevojë, ku me këtë rast, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka falënderuar ekipet e shtabit emergjent, vullnetarët dhe kompanitë private për ofrimin e mundësisë së transportimit të pakove te këto familje.
Gashi ka bërë me dije se është pranuar lista e familjeve në nevojë edhe nga shoqatat e dala nga lufta, ku shumë shpejtë do fillojë shpërndarja e pakove edhe për ato familje.
Kryetari Gashi u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi. Në këtë kontekst, ai ka thënë se asnjë familje nuk do mbetet në harresë.