Komuna e Obiliqit shënon 22-vjetorin e çlirimit
Komuna e Obiliqit ka shënuar të martën 22-vjetorin e çlirimit.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në fjalën e tij para të pranishmëve ka theksuar se kjo datë historike e çlirimit të Obiliqit ngërthen në vete përpjekjet shekullore të popullit shqiptar për liri e pavarësi, heroizmin dhe sakrificën deri në vetëflijim të familjes Jashari, e të djemve e vajzave të Obiliqit që kishin bashkuar pushkët e tyre me pushkën e komandantit legjendar Adem Jashari.
“Sot, kur Obiliqi po shënon 22-vjetorin e çlirimit dhe 13 vite nga shpallja e Pavarësisë, si qytet po shënon progres në zhvillimin e tij infrastrukturor, ekonomik dhe social. Fal angazhimit tonë të përbashkët, bashkëpunimit të mirëfilltë me qytetarët e Obiliqit kemi arritur realizimin e projekteve madhore që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarit”, ka thënë Gashi.
Ndryshe, Komuna e Obiliqit kanë ndarë mirënjohje për familjarët e dëshmorëve të kësaj komune.