Komuna e Obiliqit subvencionon nënat vetushqyese dhe gratë në biznes me 50 mijë euro
Komuna e Obiliqit ka ndihmuar me të holla 38 gra vetushqyese dhe gra të përfshira në biznes. Kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi, ka nënshkruar marrëveshjen për implementimin e projekteve dhe ndarjen e mjeteve financiare me përfitueset e grant-skemës.
“Nga kjo grant-skemë, përfituese janë 38 gra me biznese nga sfera të ndryshme; floktari, bletari, rrobaqepësi si dhe biznese të vogla dhe fillestare, duke përfshirë të gjitha komunitetet e komunës së Obiliqit, ndërsa shuma e financimit është e ndarë në dy loto: Loti 1 (startUp biznese të reja) nga 1,000.00 euro deri në 1,500.00 euro dhe Loti 2 (bizneset ekzistuese mikro dhe të vogla me qarkullim deri në 2,000.00 euro) nga 1,000.00 euro deri 2,500.00 euro”, thuhet në njoftimin e komunës së Vushtrrisë.
Gashi ka uruar përfitueset e grant-skeme dhe është shprehur mjaft i lumtur që po implementohet në këtë komunë.
Vlera e këtij granti është 50,000.00 euro, në kuadër të subvencioneve të Komunës së Obiliqit.
(Q.R / Epoka e re)