Komuna e Obiliqit zgjedh “Sportistët e Vitit 2022″
Në aktivitetin e përvitshëm “Sportisti i Vitit”, nën përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport u ndanë mirënjohjet për sportistët e dalluar të komunës së Obiliqit, të cilët me talentin, punën e përkushtimin tyre po arrijnë rezultate të jashtëzakonshme duke bërë krenar gjithë qytetin e Obiliqit.
Prezent në këtë ceremoni ishin Nënkryetar i Komunës, Ibush Mjekiqi, Drejtoresha e DKRS-së, Arba Mirena, përfaqësues institucional, sportistë e përfaqësues të klubeve sportive.
Me këtë rast, Nënkryetari Mjekiqi dhe Drejtoresha Mirena, sportistëve ju uruan suksese si dhe i siguruan se përkrahja e institucionit komunal nuk do të mungojë, sepse avancimi i të rinjëve është parakusht dhe prioriteti kryesor i qeverisjes.
Për këtë vit, titulli “Sportisti i Vitit” i takoj karateistit, Islam Selmani, nga klubi i Karatesë “Besa-Obiliq”, titulli Ambasador i takoj futbollistit i cili bëri krenar Obiliqin dhe gjithë Kosovën, Armend Thaqi, ndërsa mirënjohjen post-mortem i ndamë familjes së z.Izet Kastratit, po ashtu mirënjohje u ndan për sportistët që kontribuan ndër vite dhe për sportistët më me perspektiv.
Ndërsa me mirënjohje u nderuan edhe gjyqtarët: Hydajet Mjeku, Alban Paloi, Blend Preniqi dhe Eron Kurshumilu.