Komuna e Pejës dhe “FC Besa Peja”, nënshkruajnë marrëveshje për shfrytëzim të hapësirave sportive
Komuna e Pejës ka njoftuar për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me FC “Besa Peja”, për shfrytëzimin e hapësirave sportive në Sigë të Brestovikut, të cilat u nënshkruan nga kryetari Gazmend Muhaxheri dhe drejtorit sportiv të klubit, Arben Muqolli. Komuna e Pejës e ka cilësuar këtë marrveshje të rëndësishme, pasi qëllimi i saj sipas tyre është të definojë përgjegjësitë e palëve për shfrytëzimin objektit sportiv në Sigë – Brestovik.
“Kjo marrëveshje ka për qëllim të definojë në mënyrë të qartë dhe specifike përgjegjësitë e palëve për shfrytëzimin e drejtë dhe profesional të objektit sportiv në Sigë – Brestovik”, thuhet në njoftimin e komunës së Pejës. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë në arenën sportive “Tahir Vokshi”, në fshatin Brestovik të Pejës, ku ishin të pranishëm edhe disa zyrtarë komunalë dhe pjesëtarë të klubit “FC Besa Pejë”. Ndryshe, Besa do ta nis sezonin nga ligat e ulëta me synim ngjitjen në Superligë pas disa vitesh.