Komuna e Pejës formon shtabin emergjent pas vërshimeve që goditën qytetin
Një fëmijë 5 vjeç dhe e ëma e tij kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e vërshimeve që goditën mbrëmjen e së shtunës qytetin e Pejës.
Komuna e Pejës të dielën ka formuar Shtabin Emergjent për të adresuar nevojat e qytetarëve të prekur.
“Në ditët e fundit, komuna jonë është përballur me intensifikimin e reshjeve të shiut dhe shfaqjen e vërshimeve në disa zona të rëndësishme të qytetit. Shtabi Emergjent është mobilizuar menjëherë pas vërejtjes së situatës, dhe ekipet tona punojnë pa pushim për të adresuar nevojat dhe sfidat që dalin nga ky fenomen natyror”, thuhet në njoftimin e Komunës së Pejës.
Shtabi Emergjente është formuar në këtë përbërje:
Gazmend Muhaxheri – Kryetar i Komunës së Pejës;
Nue Nikolla – Komandant i Stacionit Policor në Pejë;
Fatmir Asllani – Nënkryetar i Komunës së Pejës;
Mirzet Džogović – Nënkryetar për Komunitete të Komunës së Pejës;
Gezim Gashi – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim;
Butrint Lajqi – Komandant i Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit;
Agron Nikçi – Drejtor për Punë Komunale dhe Shërbime Publike;
Tahir Shala – Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi;
Jeton Abazaj – Drejtor për Buxhet dhe Financa;
Edonjeta Berisha – Drejtoreshë për Punë Inspektuese;
Diellëza Berisha – Shefja e Kabinetit; dhe
Faik Zekaj – Zëdhënës i Komunës së Pejës.
Shtabi Emergjent ka organizuar një ekip koordinues që do të minitorojë situatën dhe do të koordinojë përgjigjen e nevojshme në ndihmë të qytetarëve.
Linjat emergjente janë të hapura për të gjithë qytetarët për të pritur informacione, raporte ose kërkesa për ndihmë nga qytetarët:
POLICIA: 192
ZJARRËFIKËSAT: 193
NDIHMA E SHPEJTË: 194
KOMUNA E PEJËS: 049 221 227 (zëdhënësi, z. Faik Zekaj)