Komuna e Pejës kërkon nga qytetarët të mos dalin për shëtitje në grykën e Rugovës
09 prill 2020
| 12:23
Komuna e Pejës ka kërkuar nga qytetarët të mos dalin për ecje dhe shëtitje në grykën e Rugovës për shkak të masave të ndërmarra kundër koronavirusit.
“Të dashur qytetarë të Pejës, masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë bërë më rigoroze! Mos u nisni për ecje e shëtitje në grykën e Rugovës dhe as në pjesët tjera natyrore. Policia do t’ju kthen mbrapa! Kjo masë është e domosdoshme për ta ruajtur jetën tuaj!”, ka njoftuar Komuna e Pejës.