Komuna e Pejës ndan 100 mijë euro për frenim të pandemisë
Komuna e Pejës ka ndarë 100 mijë euro për t’u përballur me situatën me pandeminë COVID-19.
Lajmin e ka dhënë vetë komuna në një postim në faqen e vet zyrtare në “Facebook”.
“Shqyrtimi i propozimit të kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë për Buxhet e Financa të Komunës së Pejës, për transferim të mjeteve financiare ne vlerë prej 100 mijë eurosh nga kodi i investimeve kapitale në kodin për emergjenca, si nevojë për t’u përballur me pandeminë e COVID 19”, thuhet në njoftim./Epoka e re/
Njoftimi i plotë:
Mbahet takimi jashtëzakonshëm i Kuvendit të Komunës
Kuvendi i Komunës në Pejë mbajti takimin e jashtëzakonshëm të kryesuar nga dr. Islam Husaj,ku në prezencën e Kryetarit te Komunës, Drejtorit te Financave, mediave dhe qytetarëve të interesuar u diskutua për piken e vetme te rendit te ditës:
Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë për Buxhet e Financa të Komunës së Pejës, për transferim të mjeteve financiare ne vlerë prej 100 mijë euro nga kodi i Investimeve kapitale ne kodin për emergjenca, si nevojë për tu përballur me situatën me pandeminë e COVID-19.
Pas disa diskutimeve dhe sqarimeve nga Drejtori i Financave z. Jeton Abazaj, ky propozim u aprovua unanimisht nga deputetet e pranishëm.