Komuna e Podujevës inspekton punimet në ndërtimin e trotuareve në Sfeçël dhe Pakashticë të Epërme
13 korrik 2022
| 15:52
Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Podujevës, Bahri Selimi ka inspektuar punimet në ndërtimin e trotuareve në fshatrat Sfeçël dhe Pakashticë e Epërme.
Selimi ka theksuar se ndërtimi i trotuareve vazhdon të mbetet një nga prioritetet në investimet kapitale infrastrukturore në komunën tonë.
“Gjatë këtij viti janë ndërtuar trotuare me kubëza në fshatrat: Letanc, Llapashticë e Poshtme dhe e Epërme, Gllamnik, Sfeçël, Gërdoc, Bellopojë, Lupç i Poshtëm dhe Pakashticë e Epërme në gjatësi mbi 17 km trotuare”, ka pohuar Selimi.
Drejtori Selimi tha se “Jemi duke punuar që segmentet kryesore të rrugëve në qytet dhe fshatra të ndërtohen trotuaret me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të këmbësorëve dhe shtimin e sigurisë së lëvizjes në rrugë”.