Komuna e Podujevës memorandum bashkëpunimi me kompaninë SPEEEX
Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Fikret Muratin, drejtor i kompanisë SPEEEX.
Qëllimi i këtij memorandumi është promovimi i sektorit të bujqësisë, inovacionit dhe ndërmarrësisë për të rinjtë e Komunës së Podujevës në kontekstin e sektorit të Business Process Outsourcing.
Nga kjo marrëveshje Komuna e Podujevës me kompaninë për qytetarët do të ofroj: trajnime për fermerë, asistencë profesionale, organizim të ngjarjeve dhe panaireve informuese, si dhe mundësohet përfshirja e fermerëve të Komunës së Podujevës në biznes modelin e kompanisë SPEEEX.
Investim i rëndësishëm nga kjo marrëveshje do të jetë ndërtimi i Qendrës për kultivimin dhe grumbullimin e kërpudhave, pemëve dhe perimeve, si dhe Qendrës për trajnimin e fermerëve llapjanë.
(Q.R / Epoka e re)