Komuna e Podujevës nënshkruan marrëveshje me KBI-në për mbulimin e shpenzimeve të varrimit
02 shkurt 2023
| 10:08
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë Mensur Hoti, për mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit të qytetarëve të Podujevës nga ana e komunës.
Në bazë të marrëveshjes përfshihen shërbimet; transportin e kufomës, fletë-lajmërimet (afishet), dërrasat, piramidën, pastrimin e kufomës, mbulesën e kufomës dhe qefinin.
Marrëveshja është lidhur për periudhën prej 1 janar 2023 deri më 31 dhjetor 2024.
Kryetari Bulliqi dhe kryetari i KBI-së, Mensur Hoti, u dakorduan që bashkëpunimin e mirë mes komunës dhe KBI-së ta vazhdojnë dhe ta thellojnë në interes të të gjjthë qytetarëve padallim.