Komuna e Podujevës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me MKRS-në
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i shoqëruar nga drejtori i drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Pajtim Balaj, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimin me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale në Podujevë.
Projekti i Qendrës Multifunksionale është bashkëfinancim mes dy palëve, ku Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit investon me 1 milion euro, kurse komuna e Podujevës me 100 mijë euro dhe ky projekt pritet të zbatohet gjatë viteve 2022/2023.
Bulliqi u shpreh i lumtur për jetësimin e një projekti kaq madhor dhe të rëndësishëm për komunitetin artistik llapjanë ku tha se “Kjo hapësirë që i ka munguar aq shumë Podujevës tashmë do të bëhet realitet dhe do të jetë në shërbim të komunitetit artistik dhe grupeve rinore”.