Komuna e Podujevës nënshkruan memorandum me organizatën IOM

31 gusht 2022 | 13:57

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Igballe Ymeri, përfaqësuesen e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), për realizimin e projekteve për furnizimin me laboratorë shkencorë dhe mjete të konkretizimit për ShFMU “Luigj Gurakuqi” në Batllavë dhe për kabinetin muzikor me instrumente të ndryshme muzikore për ShFMU “Naim Frashëri” në Podujevë.

Vlera e përgjithshme e të dy projekteve është 22 mijë e 388 euro, ku donatorë janë Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me 15 mijë 730 euro, ndërsa Komuna e Podujevës participon me 6 mijë e 658 euro.

Këto projekte zbatohen në kuadër të programit EU-CSP-IV dhe zbatohen nga organizata IOM.

Kryetari Bulliqi falënderoi organizatën IOM për bashkëpunimin, duke u zotuar që edhe në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë për realizimin e projekteve në interes të komuniteteve pakicë në Podujevë.

Në takim ishin të pranishëm edhe nënkryetarja e komunës së Podujevës, Marigona Lahu, drejtori i drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu dhe udhëheqësi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Liman Zeqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me…