Komuna e Podujevës njofton se certifikata e pronës mund të tërhiqet në E-Kiosqe

18 gusht 2023 | 12:46

Komuna e Podujevës ka njoftuar se certifikata e pronës mund të tërhiqet në E-Kiosqe dhe ajo mund të nxirret vetëm me letërnjoftim.

“Në kuadër të përmirësimit të shërbimeve administrative, nga tash e tutje qytetarët mund të bëjnë edhe tërheqjen e certifikatës së pronës në E-Kiosqet të cilat janë të vendosura në 4 lokalitete të ndryshme në Komunën e Podujevës”, ka njoftuar Komuna e Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ÇAGLLAVICË Adresa: Magj. Prishtinë-Ferizaj Euro Diesel: 1.38€ Benzinë: 1.43€ Nuk…