Komuna e Podujevës shënon Ditën e Çlirimit

20 qershor 2021 | 12:57

Komuna e Podujevës me aktivitete të ndryshme ka shënuar 22-vjetorin e çlirimit të Podujevës. Agjenda e aktiviteteve për shënimin e kësaj dite ka filluar me homazhe te shtatoret dhe varrezat e dëshmorëve, ku mori pjesë, delegacioni i Komunës së Podujevës, i udhëhequr nga kryetari Shpejtim Bulliqi së bashku me pjesëtarë të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, në nderim të jetës dhe veprës së tyre madhore.

Ndërsa, me vonë, në kuadër të “Javës sensibilizuese pë dhurimin e gjakut” nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut u zhvillua aksion për dhurimin e gjakut, ku mori pjesë kryetari Bulliqi dhe anëtarë të ekzekutivit dhe administratës komunale.

Po ashtu u ndanë mirënjohje për kontribuuesit në fushën e arsimit gjatë kohës së okupimit. Ndërsa, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e kësaj dite, është bërë dhurimi i çelësave për katër familje me gjendje të rëndë sociale në Lagjen e Dëshmorëve.

Gjithashtu, janë zhvilluar edhe aktivitete kulturore dhe sportive, koncert nga ShKA “Josip Rela”, marshi me biçikleta i organizuar nga “Llapi Cycling Group” dhe turneu në futboll të vajzave ku morën pjesë ekipe nga katër komuna.

Manifestimet e organizuara për shënimin e kësaj ditë u përmbyllën me ndezjen e flakadanëve, aktivitet i organizuar te rrethi në hyrje të qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milwaukee Bucks kalon në finale të Konferencës së Lindjes falë…