Komuna e Podujevës shpall konkurs për ndarjen e bursave për nxënës dhe studentë
10 shkurt 2021
| 14:52
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për nxënës dhe studentë të kësaj komune për vitin shkollor/akademik 2020/21.
“Dokumentet dorëzohen në Qendrën e shërbimit për qytetarë në objektin e komunës – rruga ‘Nuhi Gashi’, në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve të objektit të komunës, në mediet e shkruara dhe në ueb faqen e komunës”, ka njoftuar Komuna e Podujevës. Kjo komunë ka bërë me dije se shuma e bursës do të caktohet varësisht nga buxheti që do të këtë kjo komunë. Po ashtu, Komuna e Podujevës ka shpallur thirrjen publike për mbështetje financiare të organizatave joqeveritare, në zbatimin e aktiviteteve kulturore, rinore, sportive në këtë komunë.