Komuna e Podujevës ndanë 46 lopë qumështore për blegtorët llapjanë
Komuna e Podujevës ka shpërndarë nga një lopë qumështore të racës ‘Hollshtajn’ për 46 fermerë, përfitues të këtij subvencioni.
Në kuadër të mbështetjes së sektorit të blegtorisë, Komuna e Podujevës, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DPBZHR) ka shpërndarë 46 lopë qumështore të racës “Hollshtajn” për blegtorët llapjanë.
Gjatë shpërndarjes së lopëve ishte e pranishme nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu dhe drejtori i DPZHR-së, Vigan Salihu.
Nënkryetarja Lahu ka uruar blegtorët përfitues dhe ka premtuar vazhdimin e përkrahjes për bujqit llapjanë edhe në sektorë të tjerë.
Ky subvencionim për blegtorë është realizuar në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të Komunës së Podujevës me organizatën OJQ “Mëshqerra”.
(Q.R / Epoka e re)