Komuna e Podujevës vazhdon largimin e deponive ilegale të mbeturinave
18 nëntor 2018
| 15:37
Komuna e Podujevës ka njoftuar se është duke vazhduar largimin e deponive ilegale të mbeturinave në territorin e kësaj komune. Kjo komunë ka theksuar se largimi i këtyre deponive është duke u bërë në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.
“Komuna e Podujevës, përmes kompanisë së kontraktuar, po vazhdon me largimin e deponive ilegale nga lokalitete të ndryshme. Largimi i deponive ilegale po bëhet në kuadër të aksionit ‘Ta Pastrojmë Kosovën’, ndërsa sot janë larguar disa deponi ilegale në rrugën ‘Fitorja’ dhe në rrugën ‘Gallapi’”, është thënë në njoftimin e Komunës së Podujevës.
/Epoka e re/