Komuna e Prishtinës fton qytetarët të mbajnë maska
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se mbajtja e maskës është obligim për të gjithë në këtë komunë.
Në profilin e saj në “Facebook”, kjo komunë ka shkruar se mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit.
Komuna ka falënderuar ekipet e Inspekcionit dhe Policisë së Kosovës për punën e palodhshme në mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave.
Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:
Përhapja e shpejtë dhe numri i të rasteve të reja me #covid19 janë vazhdimisht në rritje dhe shqetësuese!
Mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.
Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë̈ veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.
Falenderojmë ekipet e Inspekcionit dhe Policisë së Kosovës për punën e palodhshme dhe përkushtimin për mbikqyrjen e zbatimt të këtyre masave.
Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!