Komuna e Prishtinës bën gati 100 shtretër për QKUK-në
27 mars 2020
| 09:17
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se komuna ka bërë gati 100 shtretër në rast se i duhen QKUK-së. Ai ka thënë se këta shtretër mund të vendosen në hapësira të ndryshme. Po ashtu, ka bërë me dije se sot do ta nisin shpërndarjen e gjërave higjienike për familjet me asistencë sociale.
Ahmeti i ka lutur qytetarët të rrinë në shtëpi, pasi është mënyra më e mirë për parandalimin e infektimit dhe përhapjes së koronavirusit.
Ai ka treguar se komuna ka bërë dezinfektimin e hapësirave publike. “Fatmirësisht, ende kemi numër të vogël”, ka shtuar Ahmeti.