Komuna e Prishtinës bën thirrje për parandalimin e djegies së kontejnerëve
10 dhjetor 2018
| 12:33
Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje bizneseve dhe amvisërive që mbetjet e djegieve (hirin), të mos i hedhin në kontejnerët e plastikës, për shkak të dëmeve që po i shkaktojnë në vazhdimësi.
“Mbetjet e djegieve, vetëm pasi të ftohen, duhet të hedhen në thasë të plastikës, dhe të vendosen pranë kontejnerëve. Kompania ‘Pastrimi’ do ta bëjë largimin e tyre. Djegia e kontejnerëve përveç që po shkakton dëme materiale, paraqet rrezik edhe për mjedisin përreth. Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të mbikëqyrin këtë proces, dhe kudo që e identifikojnë shkaktarin do të shqiptojnë gjoba”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
/Epoka e re/