Komuna e Prishtinës bën thirrje për ruajtjen e hapësirave publike
14 mars 2019
| 13:15
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se parkimi pavend i veturave dhe dëmtimi i gjelbërimit është i ndaluar dhe dënohet me gjobë mandatore.
Në këtë drejtim Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesën për ruajtjen e mjedisit.
“Respektimi i rregullave kushton më lirë! Parkimi pavend dhe dëmtimi i gjelbërimit është i ndaluar dhe dënohet me gjobë mandatore. Mbi të gjitha nuk është sjellje e mire qytetare. Të kujdesemi për mjedisin ku jetojmë dhe të bëhemi shembull i mirë për brezat e rinj!”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
/Epoka e re/