Komuna e Prishtinës blen instrumente muzikore në vlerë prej 30 mijë eurove për ‘Prenk Jakovën’
24 prill 2023
| 10:41
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka treguar se kanë blerë 30 mijë euro instrumente muzikore për shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.
“Instrumente të reja muzikore për ‘Prenk Jakova’ Prishtinë në vlerë prej rreth 30,000 Euro. Po e fillojmë javën me një super lajm për blerjen e instrumenteve të reja muzikore për nxënësit e shkollës së muzikës në Prishtinë”,
“Pianino, violina, violoncello të reja që do të përforcojnë ushtrimet e nxënësve dhe do t’i ndihmojnë të arrijnë suksese të reja”, ka shkruar Musmurati në “Facebook”.