Komuna e Prishtinës cakton orarin e ri për furnitorët
Pas takimeve intensive të zhvilluara në mes të Grupit të Biznesit dhe Komunës së Prishtinës, ku përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka qenë nënkryetari Arsim Selmonmusaj, palët janë dakorduar për vendosjen e një orari të ri të lëvizjes për furnitorët rreth qarkullimit të mjeteve motorike për furnizim me mallra nga subjektet afariste.
Orari i ri i qarkullimit për furnitorët i cili do të fillojë të aplikohet pas njoftimit zyrtar që pritet të publikohet nga Komuna e Prishtinës është: Lejohet qarkullimi i mjeteve motorike nga ora 10:00 deri në orën 15:00; Lejohet qarkullimi i mjeteve motorike nga ora 18:00 deri në orën 07:00; ndërsa, deri në atë kohë nuk do të ketë ndalesa për furnitorët.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë që nga fillimi i aplikimit të vendimit të Komunës së Prishtinës për kufizimin të qarkullimit të mjeteve motorike për furnizim me mallra nga subjektet afariste, ka reaguar se ky vendim fillimisht të pezullohet deri në arritjen e një marrëveshje e cila është e përshtatshme për të dyja palët, gjë e cila tashmë ka ndodhur.