Komuna e Prishtinës dhe Agjencia Kadastrale arrijnë memorandum bashkëpunimi
13 prill 2022
| 13:36
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se me Agjencinë Kadastrale të Kosovës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për plotësimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të adresave në territorin e kryeqytetit.
Ai ka treguar se në këtë takim kanë diskutuar edhe për reformat dhe projektligjin e kadastrit, me qëllim të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.