Komuna e Prishtinës dhe “Ibër Lepenci”, memorandum bashkëpunimi për një projekt rrugor
12 maj 2023
| 12:00
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me kryeshefin e “Ibër Lepencit” kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për të koordinuar punimet e një projekti rrugor të kryeqytetit me infrastrukturën e kësaj ndërmarrje.
Rama ka bërë me dije se qëllimi i këtij memorandum bashkëpunimi është realizimi i projektit infrastrukturor “Ndërtimi i rrugës Dëshmorët e Ponoshecit” në Prishtinë, duke ruajtur koordinatat, infrastrukturën, funksionalitetin dhe pozitën e shtrirjes së gypit nëntokësor, aset i NH “Ibër Lepenc” Sh.A..