Komuna e Prishtinës do t’i rregullojë të gjitha këndet e lodrave
20 tetor 2019
| 14:18
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se do të riparohen të gjitha këndet e lodrave në kryeqytet.
“Komuna e Prishtinës ka kontraktuar Ndërmarrjen Publike Banesore për mirëmbajtjen e të gjitha këndeve të lodrave në Prishtinë. Tashmë janë riparuar një pjesë e tyre. Në çdo park të fëmijëve e keni edhe tabelën me numër të telefonit ku mund të lajmëroni prishjet për rregullimin e menjëhershëm të tyre”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.