Komuna e Prishtinës e bën online nxjerrjen e certifikatës së pronës

24 tetor 2022 | 22:37

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Kadastrit në Komunën e Prishtinës, Donat Lushaku.

Komuna e Prishtinës ka bërë edhe një shërbim tjetër të digjitalizuar.

Bëhet fjalë për certifikatën e pronës të cilën tashmë mund ta nxjerrni online.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Kadastrit në Komunën e Prishtinës, Donat Lushaku.

Vlen të theksojmë se për 6 muaj të pilotimit si projekt transaksion bankat nuk paguajnë qytetarët.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Prishtinës,

Jam shumë i lumtur t’iu njoftoj se që nga sot në shërbimin eKosova është lansuar shërbimi online për nxjerrjen e certifikatës së pronës. Ky është linku ku mund të shihni dhe testoni një veprim të tillë – https://ekosova.rks-gov.net/Service/2.

Ky bashkëpunim i jashtëzakonshëm mes komunës së Prishtinës – Drejtorisë së Kadastrit, Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit ka sjellë këtë rezultat e produkt të suksesshëm.

Mbetem i përkushtuar bashkë me stafin dhe secilin akter të përfshirë që edhe shërbimet tjera të digjitalizohen, ashtu që jeta dhe qasja e qytetarëve kryeqytetas të lehtësohet ndjeshëm.

Shërbimi ndaj qytetarit është kryefjala e punës sonë!

#kryeqyteti

#Prishtinapraktike

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania shtetërore finlandeze hekurudhore "VR Group" do të ndalojë plotësisht…