Komuna e Prishtinës e subvencionon Festivalin e Filmit me 8 mijë euro
05 korrik 2021
| 13:08
Sot komuna e Prishtinës ka shpallur listën e përfituesve të subvencioneve për projekte kulturore, ku ndër projektet më madhore është Festivali Ndërkomëtar i Filmit “PriFilmFest“.
Festivali Ndërkombëtar i Prishtinës i njohur si Festivali i Filmit në Prishtinë dhe PriFilmFest, është një festival që mbahet çdo vit në Prishtinë.
Këtu shfaqen prodhime të shquara ndërkombëtare të kinemasë në rajonin e Ballkanit e më gjerë.
Nga 338 projekte që kanë përfituar është edhe ‘Festivali Ndërkombëtar i Prishtinës’’, që u shpërblye me shumë të hollash në vlerë prej 8.000.00 eurosh.