Komuna e Prishtinës e vendosur për rend dhe rregull në sheshet e kryeqytetit
18 mars 2019
| 13:18
Komuna e Prishtinës është duke vazhduar me aksionin për largimin e shitësve ambulatorë dhe disa personave që lodrat e fëmijëve janë duke i përdorur për biznes në hapësirat publike të kryeqytetit.
Kjo komunë ka theksuar se sheshi kryesor i kryeqytetit duhet të jetë i lirë për lëvizje.
Në këtë kontekst, Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se do të vendos rregull në sheshet e kryeqytetit.
“Sheshi i kryeqytetit është hapësirë publike dhe duhet të jetë i lirë për lëvizje. Rendi dhe rregulli po vendosen. Por, do të jetë më e lehtë nëse bëhemi qytetarë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm!”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
/Epoka e re/