Komuna e Prishtinës eleminon taksën 150 euroshe në transaksion të pronës
30 nëntor 2023
| 19:29
Komuna e Prishtinës ka eleminuar taksën në transaksion të pronës së paluajtshme, që kishte vlerën 150 euro.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Përparim Rama.
“Me shumicë votash të këshilltarëve komunal është miratuar propozimi ynë që të shfuqizohet rregullorja në të cilën parashihej taksa në transaksion të pronës së paluajtshme e që kishte vlerën 150 euro. Kryeqytetasit e kanë merituar që moti këtë të drejtë, e cila përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të tyre. Pa taksa të panevojshme e pa pengesa administrative”, ka shkruar ai në Facebook.