Komuna e Prishtinës feston 4 Korrikun, i ftuar Hovenier – Kurti e Osmani s’janë aty
Komuna e Prishtinës ka organizuar një koncert për nder të 4 korrikut, ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë organizim nuk është duke marrë pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albn Kurti.
SHBA-ja ka kritika për Qeverinë e Kosovës për qasjen në Veriun e Kosovës.
Megjithatë, në koncertin e organizuar nga Komuna e Prishtinës që drejtohet nga Përparim Rama i LDK-së, po merr pjesë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.
Ai e ka mbajtur një fjalim rasti në këtë organizim.
“Sonte në Prishtinë po ndihem shumë mirë. Sapo hëngra një hamburger të mrekullueshëm, e kemi një koncert shumë të mirë, dhe më kanë thënë se do të ketë fishekzjarrë. Pra, nëse s’mund të jem në shtëpi në SHBA me familjen nën një batanije duke i shikuar fishekzjarrët…”, tha Hovenieri, teksa u “pengua” nga dikush nga publiku, duke i thënë: “Ju në shtëpi jeni”.
Më pas, Hovenieri vazhdoi: “… Saktë, jam në shtëpi, në shtëpinë time në Prishtinë. Faleminderit që po festoni me ne, urime 4 korriku, urime Dita e Pavarësisë ShBA, faleminderit Kosovë”, ka deklaruar ai.