Komuna e Prishtinës fillon orën e leximit në të gjitha shkollat

16 maj 2023 | 15:26

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka prezantuar të martën një projekt të ri që është duke e zhvilluar nëpër shkolla.

Musmurati përmes një njoftimi në “Facebook” ka shkruar se kanë filluar orën e leximit në të gjitha shkollat fillore të Prishtinës, për të gjitha klasat e para deri në klasën e pestë.

“Bashkë me Agon A. Ahmeti nga ETEA, konceptin e kësaj ore të leximit e kemi marrë nga Suedia dhe Kanada, ku të dyja shtetet kanë pasur probleme në lexim-kuptim të nxënësve dhe e kanë nxjerrë si politikë që ka dhënë rezultate konkrete. Së pari kemi blerë libra të rinj, në vlerë prej mbi 100 mijë euro dhe do t’i shpërndajmë në shkolla. Fëmijët do të lexojnë libra që atyre ju pëlqejnë. Do të lexojnë Utën e Maleve, Piter Panin, Princin e Vogël, Aventurat e Profesor Kantit, Çarlin që transformohet në T-Rex, Ditarin e Djaloshit Nerd, do të mësojnë për Musinë Kokalarin, Greta Thunberg, Nënë Terezën, e shumë e shumë personazhe të tjera”, ka thënë Musmurati.

Ajo ka treguar se në Orën e Leximit, nxënësit e klasave 1 deri në 5 të Prishtinës do të lexojnë libra që u pëlqejnë, që i kuptojnë, dhe që do t’i komentojnë e analizojnë në klasë së bashku me shokët e klasës dhe mësimdhënësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa javësh tashmë, në mediat spanjolle e gjermane, por…