Komuna e Prishtinës gjobit kompaninë që nuk vendosi masat e sigurisë
28 tetor 2020
| 14:47
Një kompani ndërtimi është gjobitur nga inspektorët e Komunës së Prishtinës.
Gjoba prej 500 eurove iu shqiptua kësaj kompanie sepse në vendpunishte nuk kishte vendosur masat e sigurisë, të cilat janë të detyrueshme.
“Masat e sigurisë në vendpunishte janë obligative. Mosrespektimi i vendimeve është i dënueshëm! Gjobë për investitorin – gjobë për punëkryesin”, ka shkruar kryeinspektori i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, në profilin e tij në “Facebook”.