Komuna e Prishtinës hap konkursin për grante për media

30 nëntor 2020 | 22:52

Komuna e Prishtinës ka hapur konkursin për aplikim për përfitimin e granteve nga mediat me lokacion në kryeqytet.

“Ashtu siç paralajmëruam ditë më parë, po e hapim thirrjen e aplikimit për grante për përkrahjen e mediave me bazë, zyre apo lokacion në Prishtinë”, është shprehur Shpend Ahmeti, kryetar i kësaj komune.

Postimi i plotë:

Ashtu siç paralajmëruam ditë më parë, po e hapim thirrjen e aplikimit për grante për përkrahjen e mediave me bazë, zyre apo lokacion në Prishtinë.

Duke qenë se mediat janë ndër elementet më të rëndësishme të demokracisë, në këtë kohë të pandemisë duhet të përkrahen ashtu që të mundësohet dhe ndihmohet funksionimi i tyre.

Aplikimi është i hapur nga 1 deri më 8 dhjetor 2020.

Të gjitha hollësitë për mënyrën dhe kushtet e aplikimit i gjeni në vegëzën: https://tinyurl.com/y5w7qey3

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj…