Komuna e Prishtinës i ka borxh ujësjellësit 307 mijë euro
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar opinionin se Komuna e Prishtinës si institucion publik nuk paguan për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit, përkundër përpjekjeve të mëdha të kësaj kompanie që ka bërë për të gjetur zgjidhje përmes kërkesave të shumta për takime lidhur me këtë çështje.
“Borxhet e Komunës së Prishtinës (si institucion) për ujë dhe kanalizim janë 307 mijë euro/borxh i institucioneve arsimore (shkolla fillore dhe të mesme dhe kopshte publike) dhe nga kjo shumë, veç Kuvendi Komunal i Prishtinës me bashkësitë lokale i ka borxh mbi 9 mijë euro. Kjo është vërejtja e fundit publike që po i bëhet këtij institucioni të rëndësishëm. Nëse nuk ndërmarrin hapa konkret që t’i shlyejnë këto borxhe të mëdha, KRU ‘Prishtina’ sh.a. së shpejti do të ndërmarrë hapa konkret, shkyçje nga të gjitha shërbimet dhe masa ligjore përmbarimore, në të njëjtën mënyrë siç po i trajton edhe konsumatorët e tjerë borxhlinj në sektorin e amvisërisë”, është thënë në njoftimin e KRU “Prishtina”.
/Epoka e re/