Komuna e Prishtinës ia dhuron FSK-së 38 automjete
02 shkurt 2021
| 15:27
Komuna e Prishtinës ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Mbrojtjes, me ç’rast, i ka dhuruar FSK-së 38 automjeteve.
Ky memorandum është firmosur nga nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka dhe sekretarja e përgjithshme të Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj.
Me këtë rast, Nushi ka thënë se 38 automjetet jofunksionale dhe gjenden në Autoparkun e Komunës së Prishtinës.
Këto automjete i janë dhuruar Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese të Kërkim Shpëtimit të FSK-së.
“Komuna e Prishtinës ka gjithmonë gatishmërinë për dhënien e donacioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.