Komuna e Prishtinës ka hapur aplikimin për grante për përkrahjen e mediave

30 nëntor 2020 | 23:08

Komuna e Prishtinës ka hapur aplikimin për grante për përkrahjen e mediave. Kështu ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Adonis Tahiri, drejtor i Inspekcionit.

Ai ka bërë me dije se aplikimi është i hapur nga 1 deri më 8 dhjetor.

“Ashtu siç paralajmëruam ditë më parë, po e hapim thirrjen e aplikimit për grante për përkrahjen e mediave me bazë, zyre apo lokacion në Prishtinë”.

“Duke qenë se mediat janë ndër elementet më të rëndësishme të demokracisë, në këtë kohë të pandemisë duhet të përkrahen ashtu që të mundësohet dhe ndihmohet funksionimi i tyre. Aplikimi është i hapur nga 1 deri më 8 dhjetor 2020”, ka shkruar Tahiri.

Të gjitha hollësitë për mënyrën dhe kushtet e aplikimit i gjeni në vegëzën: 

https://tinyurl.com/y5w7qey3

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria radhitet ndër 10 vendet me dëmin më të madh…