
Komuna e Prishtinës: Kemi kapur 27 qen endacakë në “Zonën 1”
20 mars 2025
| 11:21
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë kapur 27 qen endacakë në “Zonën 1” dhe i kanë dërguar në strehimore për trajtim dhe strehim.
Postimi i plotë i komunës:
Kapja e qenve endacak në “Zonën 1”
Janë kapur gjithsej 27 qen endacakë, të cilët u transportuan në Strehimoren e Kryeqytetit për trajtim dhe strehim.
Statistikat Kryesore:
Numri total i qenve të kapur: 27
Ndarja sipas zonave:
Parku i qytetit: 1
Xhamia e Llapit: 4
Emshir: 4
Ulpiana: 3
Zonat afër sheshit: 4
Sheshi: 1
Katedralja: 1
Biblioteka: 1
Lagjia e Spitalit: 2
Shkolla Fillore “Hilmi Rakovica”: 6
Vazhdon përkushtimi për një qytet më të sigurt dhe një menaxhim të përgjegjshëm të qenve endacakë!