Komuna e Prishtinës kërkon nga qytetarët që ta ruajnë mjedisin
14 shkurt 2020
| 15:43
Komuna e Prishtinë ka bërë me dije se parkimi i veturave pa vend dhe dëmtimi i gjelbërimit është i dënueshëm.
Në këtë kontekst, kjo komunë ka kërkuar nga qytetarët që të kujdesën për mjedisin.
“Respektimi i rregullave kushton më lirë! Parkimi pa vend dhe dëmtimi i gjelbërimit është i ndaluar dhe dënohet me gjobë mandatore. Mbi të gjitha, nuk është sjellje e mirë qytetare! Të kujdesemi për mjedisin, ku jetojmë dhe të bëhemi shembull i mire për brezat e rinj!”, është thënë në apelin e Komunës së Prishtinës.